Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Serenights” në Korçë/ Atmosferë festive në pazarin e vjetër, serenatat u interpretuan në një formë të re
Në Pazarin e Vjetër të Korçës, serenatat korçare kanë rikthyer emocionet e një tradite të veçantë muzikore. Artistët vendas dhe të ftuar, të shoqëruar nga Orkestra e Forcave të Armatosura, sollën për publikun një mbrëmje magjie me tingujt e serenatave të rikompozuara. “Serenights”, në edicionin e tij të dytë, solli një udhëtim mes nostalgjisë dhe risisë, ku tingujt e kitarave dhe zërat e artistëve dëshmojnë se serenata mbetet një nga simbolet më të forta identitare të Korçës. Për kompozitorin Josif Minga, sjellja e serenatës në një formë të rikompozuar e bën atë më të aksesueshme dhe të afërt me publikun, duke ruajtur njëkohësisht elementët autentikë të traditës muzikore. Publiku ka shijuar atmosferën festive në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku serenata është interpretuar në një...