Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ilir Meta në burg, zëdhënësja e PL-së: Ne do të luftojmë për një Shqipëri të ndershme
Zëdhënësja e PL-së, Jasmira Memelli ka vënë theksin tek korrupsioni, i cili sipas saj është kthyer në sistem mbi të cilin mbështetet qeveria e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta, ndodhet në paraburgim dhe pret gjykimin për 3 akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Memelli, në një deklaratë publike bëri fajtor qeverinë për largimin e të rinjve nga vendi, pasi korrupsioni është prezent sipas saj, në nivele të larta në fusha jetike për qytetarët, shëndetësi, arsim, gjykata e prokurori apo dhe në tenderat publikë. Deklarata e plotë e Jasmira Memelli: Të nderuar qytetarë! Shqipëria sot është e kapur peng nga korrupsioni dhe ky është realiteti i hidhur që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë në jetën e tyre. Korrupsioni nuk është...