“Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë”, Zelensky: Presim që SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

“Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë”, Zelensky: Presim që SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten. Zelensky tha gjithashtu se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, megjithëse Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar ndonjë takim mes tyre. “Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen. Ne presim sanksione nga SHBA-ja nëse nuk ka takim mes liderëve ose, për shembull, nëse nuk ka armëpushim”, tha Zelensky. Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të...