Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Si do zgjidhet kriza e ujësjellësve? Ekspertët dyshues për reformën e re të paralajmëruar nga qeveria
Dy javë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftuan se sektori ujësjellës-kanalizime do të reformohet sërish. Por reforma e fundit e kryer në këtë sektor është jo më larg se 3 vite më parë, kur qeveria vendosi krijimin e 12 shoqërive rajonale, ku 51% të aksioneve i zotëron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa 49% bashkitë. Për njohës të fushës, reforma kaq të shpeshta në sektor nuk janë zgjidhje, aq më tepër përqendrimi i shërbimit në dorë të qeverisë. “Nëse qeveria merr çdo shërbim, ujësjellësin, menaxhimin e mbetjeve, etj. sepse pushteti vendor nuk i menaxhon dot, nuk është kjo zgjidhja. Duhet të mendosh si të rregullosh pushtetin vendor. Hajde të gjejmë një zgjidhje t’i forcojmë, jo të gjejmë një zgjidhje t’ua heqim...