Natë terrori në Gaza/ 46 të vrarë gjatë sulmeve izraelite, Australia pritet të njohë sot shtetin e Palestinës

Natë terrori në Gaza/ 46 të vrarë gjatë sulmeve izraelite, Australia pritet të njohë sot shtetin e Palestinës

Banorët e Gazës përjetuan një tjetër natë terrori, ndërsa sulmet me dronë dhe mjete shpërthyese të ushtrisë izraelite vazhduan pandërprerë deri në orët e para të mëngjesit të së dielës. Të paktën 46 palestinezë u vranë, shumica prej tyre brenda banesave të tyre në Qytetin e Gazës. Pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme, shumica e banorëve mbeten në shtëpitë e tyre ose në strehimore të improvizuara. Arsyeja, sipas tyre, është e thjeshtë, nuk është e sigurt të largohen, pasi rrugët dhe kampet për personat e zhvendosur janë të mbushura me mjete shpërthyese të telekomanduara. Atmosfera gjatë natës ishte e rëndë dhe mbytëse për shkak të tymit, ndërsa lëvizja e qytetarëve ishte thuajse e pamundur. Sulmet morën jetën e të paktën 46 personave, ndërsa më i rëndë ishte...