Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pakistan, trupat e tre grave transgjinore gjenden të vrara me armë zjarri buzë një rruge
Policia pakistaneze zbuloi sot trupat e të tre grave transgjinore në anë të një rruge, të vrara me armë zjarri. “Trupat e tre grave transgjinore janë gjetur plot me plumba”, tha për AFP-në zyrtari i policisë së Karaçit, Javed Ahmed Abro. “Ne ende po përpiqemi t’i identifikojmë ato”, tha ai, duke shtuar se ishte ende “shumë herët për të ditur motivin e këtyre vrasjeve”. Trupat u zbuluan pak pas mesnatës në lagjen Memon Goth të Karaçit. Kryeministri i provincës Sindh ka urdhëruar policinë të “arrestojë menjëherë vrasësit”. “Personat transgjinorë janë një segment i prekshëm i shoqërisë dhe ne të gjithë duhet t’i trajtojmë ata me dinjitet dhe respekt”, shtoi ai në një deklaratë. Amnesty International ka raportuar një rritje shqetësuese të dhunës kundër personave transgjinorë...