Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
80 vjetori i OKB, Spiropali drejt Nju Jorkut
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali është nisur drejt Nju Jorkut të SHBA-ve për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin “Më mirë sëbashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut”. Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB. Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë...