Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gara për Bashkinë e Tiranës, Boçi liston kandidatët potencialë të PD, habit emri i analistit…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Luçiano Boçi, është shprehur se kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës duhet të ketë një profil me dimension kryesisht publik, por edhe politik. Boçi përmendi disa emra kandidatësh, që sipas tij kanë potencial për të fituar garën në Bashkinë e Tiranës, si analisti Fatos Lubonja, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi. “Gjetja e zgjidhjes në këtë ekuacion me shumë faktorë të barabartë është disi jo e lehtë, por që do ketë një zgjidhje. Ka arsyetimet e veta çdo lloj formati i kandidatit. Tirana ka specifikën e vetë pasi është një konglomerat prurjesh nga e gjithë Shqipëria, konglomerat shtresash, përfaqësues të botëve të ndryshme, të biznesit dhe shoqërisë dhe imponon edhe në situatën politike në të cilën jemi, një...