Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Forca e unitetit”! Vuçiç kërkon forcimin e pozitave, nxjerr ushtrinë në paradë
Aleksandar Vuçiç nuk ka humbur kohë për të treguar supermacinë e Serbisë në fushën ushtarake në rajon. Beogradi u bë qendra e paradës ushtarake, ndërsa në vend po vazhdojnë protestat masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja tragjike e 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e vitit të kaluar. Parada u mbajt nën vëzhgimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe në të morën pjesë mijëra ushtarë dhe armatime të ndryshme, duke përfshirë autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues “Supergaleb” dhe stërvitorë “Lasta”. Në fund të paradës, anëtarët e Brigadës së 63-të të Parashutistëve kryen edhe një kërcim me parashutë. Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë, zyrtarët serbë mohuan që kjo paradë të ketë pasur motive politike, duke pasur për të sloganin “Forca...