Kampionati i femrave katandiset me vetëm 5 skuadra, meshkujt bashkohen sërish në një grup të vetëm

Kampionati i femrave katandiset me vetëm 5 skuadra, meshkujt bashkohen sërish në një grup të vetëm

Sezoni 2025-2026 në basketboll ka nisur me surpriza të mëdha, duke nisur nga formati i ndryshuar i kampionatit të meshkujve apo dhe rënia drastike e numrit të skuadrave te femrat. Te femrat janë regjistruar vetëm 5 skuadra në kampionatin e të rriturave. Ky është numri më i vogël i ekipeve të regjistruara ndonjëherë në basketbollin shqiptar, që me kaq pak skuadra do të ishte më mirë të mos zhvillohej më. Kjo konfirmon edhe një herë krizën e gjatë që po kalon basketbolli i femrave, pasi edhe te skuadrat ekzistuese mbizotërojnë lojtaret e huaja. 5 skuadrat që do të luajnë për titullin janë Flamurtari, Tirana, Partizani, Studenti e Vllaznia. Janë larguar nga kampionati ekipet e Elbasanit dhe Teuta Basket, ndërkohë që prej vitesh mungojnë ekipe me...