Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?

Asambleja e OKB-së, Begaj dhe Spiropali drejt SHBA. Çfarë pritet në sesionin e 80?

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme janë nisur sot, 21 shtator, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Begaj do të jetë Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në New York në datat 22-27 shtator 2025. Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut. Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe. Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime...