Përgjaken akset në vend/ Tjetër aksident, mjeti përplas motorçiklistin, i plagosuri dërgohet menjëherë në spital

Përgjaken akset në vend/ Tjetër aksident, mjeti përplas motorçiklistin, i plagosuri dërgohet menjëherë në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Një automjet tip Mercesez Benz, me targa AA 222 TH,që ishte duke qarkulluar nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit,ka përplasur një motor që ishte duke dalë nga fshati Otllak dhe i ka prerë rrugën Benzit. Drejtuesi i motorit, shtetasi Nezir Vrapi është përplasur në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tip Mencedez Benz, shtetasi me inicialet S.M është shoqëruar në polici, për të dhënë deklaratat e tij për ngjarjen.