Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Avionët rus në Estoni, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë nesër takim urgjent
Ministria e Jashtme e Estonisë ka njoftuar se nesër (e hënë), do të mbahet një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me kërkesë të saj, lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë. Sipas autoriteteve estoneze dhe NATO-s, tre avionë MiG-31 të Federatës Ruse hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan aty për rreth 12 minuta, ngjarje që ndodhi të premten. Për t’iu përgjigjur incidentit, Italia (që mban detyrën e patrullimit ajror të Balltikut për NATO-n), si dhe Suedia dhe Finlanda, ngritën në ajër avionë për të ndaluar hyrjen e pajustifikuar. Ministria e Jashtme e Estonisë theksoi se më 22 shtator, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi “shkeljen flagrante të hapësirës ajrore të...