Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Donald Trump zgjedh ish-konkurrenten e konkursit të bukurisë në postin e prokurorit të lartë
Donald Trump njoftoi emërimin e ish-avokates së tij, Lindsay Halligan , si prokurore e SHBA-së për Distriktin Lindor të Virxhinias, duke e shoqëruar vendimin e tij me presion online mbi Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi për të ndjekur një qasje më të vendosur kundër zyrtarëve të lartë që ai i konsideron kundërshtarë të tij politikë. Njoftimi u bë nëpërmjet një postimi nga presidenti i SHBA-së në platformën Truth Social, ku ai vlerësoi Pam Bondi për punën e saj, por theksoi se Virxhinia ka nevojë për një “prokurore të ashpër”. “Pam Boddy po bën një punë të shkëlqyer si prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara. Ajo është shumë e kujdesshme, shumë e zgjuar, e do vendin tonë, por i duhet një prokurore e...