Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fund tragjik për biznesmenin argjentinas, bie nga 900 metra lartësi dhe humb jetën teksa ngjitej në mal
Një fund tragjik i erdhi sipërmarrësit 45-vjeçar argjentinas dhe bashkëthemeluesit të GranData, Matias Augusto Trevizan, i cili vdiq pasi ra nga një lartësi prej 900 metrash ndërsa zbriste nga mali Shasta në Kaliforninë Veriore. Trevizano e kishte ngjitur malin më 12 shtator, por ndërsa zbriste nga Shtegu i njohur Clear Creek, ai u çorientua. Sipas policisë lokale, ai doli nga rruga “jo-teknike” dhe përfundoi me një alpinist tjetër në Akullnajën Wintun, në një lartësi prej 4100 metrash. Të dy burrat u përpoqën të zbrisnin shpatin në mënyrë të kontrolluar për të arritur në një vend më të sigurt. Megjithatë, Travisano humbi kontrollin dhe goditi një shkëmb 100 metra më poshtë, duke mbetur pa ndjenja për rreth dhjetë minuta. Kur ai rifitoi vetëdijen dhe u përpoq...