No Image Available

Kthyen lokalin në ‘fole’ prostitucioni në Fier/ Sillte vajzat nga Uganda si prostituta, pranga ‘tutorit’ në Fier

lokali ku ushtrohej prostitucioni FIER- Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga operacioni i djeshëm në Fier, ku 5 persona ranë në pranga pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar. Në pranga kanë rënë Osjon Puka 29-vjeç, Klodjana Haskasa 24-vjeçe dhe Orkida Gajo 32-vjeç dhe punonjëset e seksit janë Ruth Mutesi 24-vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22-vjeçe. Dy të fundit ishin futu në Shqipëri në mars 2024, të cilat fillimisht ishin rekrutuar si kërcimtare “strip dance” dhe më pas kishin pranuar të ofronin shërbime seksuale në zonën “prive” të lokalit të Osjon Pukës. Ndërkohë, 24-vjeçarja Klodjana Haskasa menaxhonte lokalin dhe vajzat e punësuara, ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611 mijë lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.  Gjykata...