Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Bie nga ndërtesa, humb jetën një person në Kosovë (DETAJE)
Një person ka rënë nga banesa në Kosovë dhe ka humbur jetën. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë me dije se rasti është paraqitur rreth orës 10:20 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. “Sot, rreth orës 10:20, kemi pranuar informacionin për një person që ka rënë nga një ndërtese banesore në Istog. Në vendngjarje kanë arritur njësitet relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ka humbur jetën”, deklaroi Rugova. Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti.