Presidenti Bajram Begaj niset për në SHBA në kryesim të delegacionit shqiptar në Punimet e Javës të Nivelit të Lartë të Sesionit të 80 në Asamblenë e OKB

Presidenti Bajram Begaj niset për në SHBA në kryesim të delegacionit shqiptar në Punimet e Javës të Nivelit të Lartë të Sesionit të 80 në Asamblenë e OKB

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, niset sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidenti i Republikës do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025. Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut. Agjenda e Presidentit Begaj...