Kapet hajduti i makinës në Tiranë, grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap

Kapet hajduti i makinës në Tiranë, grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap

Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap. Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin. Alushi pasi e kishte vjedhur automjetin, e kishte dërguar në një pikë skrapi ku e kishte shitur. Sakaq, nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari B. Gj., pronar i pikës së skrapit, ku u gjet automjeti i vjedhur. “Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës...