Presidenti çek Petr Pavel: NATO duhet të përgjigjet ushtarakisht ndaj provokimeve të Rusisë

Presidenti çek Petr Pavel: NATO duhet të përgjigjet ushtarakisht ndaj provokimeve të Rusisë

Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, ka deklaruar se NATO duhet të reagojë vendosmërisht ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia, duke përfshirë mundësinë e goditjes së avionëve rusë që hyjnë në territoret e vendeve të NATO-s. Kjo deklaratë vjen në një moment tensioni të lartë në Evropë, pas incidenteve të fundit në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s si Estonia dhe Polonia. Në një intervistë për televizionin çek, të cituar nga Radio Prague International, Pavel theksoi se sjellja e Rusisë është “jashtëzakonisht e papërgjegjshme” dhe se Aleanca duhet të aktivizojë mekanizmat e mbrojtjes, duke mos i lënë hapësirë. “Nëse shkelje të tilla ndodhin, ne duhet të përgjigjemi përkatësisht, duke përfshirë edhe ushtarakisht. Rusia do të kuptojë shumë shpejt se ka bërë një gabim...