50 mijë $ në qese, skandali i “carit të kufirit” që u la në hije

50 mijë $ në qese, skandali i “carit të kufirit” që u la në hije

Tom Homan, ish-drejtues i përkohshëm i Immigration and Customs Enforcement dhe më pas i emëruar si “car i kufirit” nga Presidenti Trump, ishte objekt i një hetimi të FBI-së në shtator 2024, pasi u regjistrua duke pranuar një qese me 50 mijë dollarë nga agjentë të fshehtë që e prezantonin veten si biznesmenë. Siç shkruan The Times, hetimi nisi nga shërbimet sekrete teksa Homan dyshohej për ryshfet dhe krime të tjera, pasi pranoi paratë dhe u duk se kishte rënë dakord të ndihmonte agjentët për të siguruar kontrata qeveritare nëse Trump do të fitonte një tjetër mandat presidencial. Megjithatë, pasi Trump mori detyrën, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë mbyllën çështjen, duke argumentuar se prova nuk ishte e mjaftueshme për të mbështetur akuza për ryshfet, mashtrim apo komplot, dhe...