Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, duke shpërfillur urdhrin e Qeverisë

Kryetarë komunash në Francë do ta vendosin flamurin palestinez, duke shpërfillur urdhrin e Qeverisë

Kryetarët e disa qyteteve në Francë synojnë ta vendosin flamurin palestinez në ndërtesat e bashkive të tyre, duke e shpërfillur urdhrin e Qeverisë, teksa Franca po përgatitet ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nuk është e qartë se sa qytete do t’i bashkohen kësaj nisme të hënën, pas thirrjes së liderit socialist, Olivier Faure, për ta ngritur flamurin palestinez, pavarësisht paralajmërimeve nga Ministria e Brendshme kundër këtij veprimi. Franca është vendi me popullsinë më të madhe hebre edhe myslimane në Evropë. Por, thirrja e Faures ka marrë hov, pasi flamujt palestinezë janë bërë gjithnjë e më të pranishëm në Francë gjatë pothuajse dy vjetëve të luftës në Gazës. Banderola palestineze u panë këtë javë gjatë demonstratave në një...