“Old school”? Ndoshta, por Allegri di si të ruajë portën e paprekur

“Old school”? Ndoshta, por Allegri di si të ruajë portën e paprekur

21 Shtator 2025 13:37 Telesport Në Itali është lajm: Milani fiton tri ndeshje radhazi pa pësuar gol. Gjë e rrallë, sepse kjo statistikë nuk kishte ndodhur asnjëherë në sezonin e kaluar për kuqezinjtë. Merita është e të gjithëve nga pak, por sidomos e trajnerit Massimiliano Allegri, i cili gjithmonë ka ditur të krijojë mbrojtje solide. Milani nuk bëri ndonjë ndërhyrje kyçe në merkato për mbrojtjen, madje humbi cilësi me shitjen e Theo Hernandez, por Allegri po ndërton një bunker në prapavijën kuqezi. Ai konsiderohet “old school”, me skema të vjetëruara dhe shumë statike, por në një kampionat si ai italian kanë shumë vlerë. Kjo është Serie A, kampionati ku gjëja më e rëndësishme është të mos pësosh. Për këtë, Allegri është nga më të mirët.