Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Titullari lë me gisht në gojë Bayernin: Kam vendosur të largohem me parametra zero
21 Shtator 2025 14:13 Telesport Dayot Upamecano ka vendosur të largohet nga Bayern. Sipas gazetës “Marca”, ai po joshet nga ideja për t’u transferuar te Real Madrid, klub që e kërkon prej disa muajsh dhe ka shprehur interes të qartë. Francezi ka informuar agjentët për vendimin e tij dhe Bayern po përpiqet t’i ndryshojë mendjen, por deri tani nuk ia ka arritur. Kontrata e mbrojtësit në Mynih skadon qershorin e ardhshëm. Pra, nëse largohet, do të ndodhë me parametra zero. E pafalshme për Bayern, sepse kështu humbi edhe David Alabën vite më parë, pa përfituar asgjë si “kompensim”. Upamecano aktualisht paguhet rreth 10 mln euro bruto në vit. Jonathan Tah, i sapotransferuar (me parametra zero) nga Bayer Leverkusen, paguhet 2 mln euro më shumë. Me...