Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Siguronin armë në Shkodër dhe i nisnin me kamion drejt Anglisë/ Goditet grupi kriminal, dy të arrestuar
Dy persona kanë rënë në pranga të policisë si dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit. Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori. Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë. Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP...