Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Trafikim armësh/ Pistoleta brenda televizorit në kamion për në Angli, kapen dy shkodranët në Tiranë, njëri ish-çiklist i Vllaznisë (EMRAT)
arma e fshehur në brendësi të televizorit TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafik armësh. Në pranga ka rënë Jurgen Suca 26-vjeç, dhe Segest Meti 20-vjeç ndërsa në kërkim është shpallur R. A., 20-vjeç, të tre banues në Shkodër. Sipas njoftimit të bluve, këta persona kishin fshehur një armë zjarri të pajisur me silenciator në brendësi të një televizori, në një kamion me destinacion Anglinë, ndërsa shoferi nuk kishte dijeni. Kamioni u ndalua në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, ndërsa gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit. Mësohet se 20-vjeçari Segest Meti ka qenë më parë çiklist me ekipin e Vllaznisë. Ai rezulton i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë në Basingstoke, ngjarje e...