Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku gjatë një ndalese në Delvinë, takon të riun që ruan kujtesën e qytetit në një bar/kafe
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga vizita e saj në Delvinë, ku ndalesa në një prej bar/kafeve të qytetit u shndërrua në një takim frymëzues me Armando, një të ri që menaxhon këtë biznes me pasion dhe përkushtim të rrallë. Në përshkrimin e saj, Balluku e ka cilësuar këtë ndalesë si një përvojë të veçantë, ku Armando jo vetëm që shërben kafe, por edhe shpjegon me pasion historinë e qytetit, të ekspozuar në muret e lokalit përmes fotografive të vjetra, kujtimeve të rralla dhe detajeve që flasin për identitetin e Delvinës.Ky biznes i vogël është më shumë se një vend takimi – është një hapësirë e gjallë e kujtesës kolektive, ku historia...