Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafik a*mësh nga Shqipëria drejt Anglisë, dy persona në pranga dhe një në kërkim (Emrat)
Policia ka goditur një rrjet të trafikut të armëve të zjarrit që vepronte nga Shqipëria drejt Anglisë. Në kuadër të operacionit të koduar “Metoda”, u arrestuan dy persona dhe u shpall në kërkim një tjeter, të gjithë nga Shkodra. Gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion në zonën e “Bulevardit të ri” në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestruar një armë pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori. Në pranga ranë shtetasit Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti., 20 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi R. A., 20 vjeç. Të tre dyshohen se kanë tentuar të trafikonin armën pa dijeninë e pronarit të kamionit. Hetimet, që vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë, synojnë dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale...