Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pistoleta të fshehura brenda televizorit / Trafikonin armë nga Shqipëria në Angli, dy të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka organizuar një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Gjatë kontrollit në një kamion, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Jurgen Suca dhe Segest Meti, si dhe u shpall në kërkim një tjetër shtetas. Këta persona dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”. Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt...