Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kushtetuesja s’mund…”/ Situata me Bashkinë e Tiranës reagon juristi: Ja procedurat për shkarkimin e Erion Veliajt
Juristi Jordan Daci ndau detaje nga ana ligjore e proceseve të lidhura me detyrën e një kryetari bashkie, në prag të mbledhjes për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Në një dalje televizive, Daci u shpreh se përsa kohë çështja është normale për nga periudha e parashikuar në ligj, ka rëndësi akti i shkarkimit, por Kushtetuesja nuk mund t’i japë prioritet. “Kryetari i Bashkisë ndonjëherë ka më shumë rëndësi se një deputet. Nëse do më pyesje politikisht edhe unë do thoja duhet të shkarkohet, por juridikisht si jurist them që jo. Ai ka shkaqe të arsyeshme që mund ta kërkojë këtë. Po të ishte 3-mujori standard ata do ta shkarkonin edhe më para. Logjika është kjo, përsa kohë çështja është normale, ka...