Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër valë turistësh në Durrës, sezoni vazhdon me ritme të larta në vjeshtë
Edhe pse vera ka kaluar, sezoni turistik në Durrës vazhdon me ritme të larta. Vjeshta ka sjellë një tjetër valë turistësh në qytet, duke e bërë Durrësin një destinacion që mirëpret turistë gjatë gjithë vitit. “Po të shohim numrin e vizitorëve në qendrën historike të qytetit, në shëtitoret e plazhit të Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës, në sitet arkeologjike, e gjitha kjo reflekton një rritje të dukshme progresive të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar”- shprehet Floreta Kërtusha, specialiste e Turizmit. Dëshmia më e qartë vjen nga vetë turistët, që shijojnë Durrësin edhe jashtë sezonit të lartë. “Pushime perfekte. Zgjodha shtatorin, sepse nuk më pëlqen moti i nxehtë.” “Jam nga Izraeli dhe punoj si guidë. Më pëlqen shumë Shqipëria dhe turistët tanë...