Trump e kërcënon Afganistanin se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse s’ia kthen SHBA-së bazën e Bagramit

Trump e kërcënon Afganistanin se “gjëra të këqija do të ndodhin” nëse s’ia kthen SHBA-së bazën e Bagramit

Helikopterët Black Hawk, të prodhuar në SHBA, fluturojnë gjatë një parade ushtarake në gusht 2024 në Bagram, për të shënuar përvjetorin e tretë të tërheqjes së trupave të udhëhequra nga SHBA-ja nga Afganistani. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit. Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë. Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021. Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi...