Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Cardi B arrin një tjetër sukses historik me albumin e ri “Am I The Drama?”
Cardi B ka arsye të mëdha për të festuar. Të premten, më 19 shtator, ajo publikoi albumin e saj të shumëpritur të dytë “Am I The Drama?”, i cili është certifikuar menjëherë platinum nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimeve të Amerikës (RIAA). Albumi me 23 këngë përfshin superhitet tashmë të njohura botërisht: “WAP” me Megan Thee Stallion, që ka arritur nëntë certifikime platinum, dhe këngën “Up”, e cila ka shënuar pesë certifikime platinum. Të dyja këto këngë kanë kryesuar Billboard Hot 100. Cardi B kishte mbrojtur më parë vendimin e saj për t’i përfshirë këto dy këngë në albumin e ri. “WAP dhe Up janë dy nga këngët e mia më të mëdha, fansat më kanë kërkuar gjatë gjithë kohës t’i fus në një album,...