Kokainë, armë dhe dhunë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Kokainë, armë dhe dhunë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar, shtetasi Markeliano Pirtea, ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinimi”. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan një armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 135 gramë kokainë. Nga të dhënat e policisë rezulton se ai më herët ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi gjatë një konflikti, duke e goditur me qytën e pistoletës. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante...