Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Takime emocionuese/ Presidentja Osmani nis vizitën në SHBA, me mërgatën shqiptare në Waterbury
                            Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Waterbury, Connecticut. Në një fotogaleri të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen dhe dashurinë e palëkundur që diaspora ruan për vendlindjen: “Filluam vizitën në SHBA me një takim të përzemërt në mesin e mërgatës sonë në Waterbury, Connecticut! Faleminderit për mikpritjen dhe për dashurinë që gjithmonë e mbani gjallë për vendlindjen”