Shpërndante kokainë në Tiranë dhe mbante armë pa leje, “Kombinimi” vë në pranga 35-vjeçarin

Shpërndante kokainë në Tiranë dhe mbante armë pa leje, “Kombinimi” vë në pranga 35-vjeçarin

Policia e Shtetit përmes një postimi të bërë në mediat sociale, ka bër me dije se në Tiranë, vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Kështu është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”.Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, rreth 135 gramë kokaine, të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, pas një informacioni të siguruar në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor...