Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Von der Leyen: Jetojmë në kohë të rrezikshme! BE-ja duhet të jetë e gatshme të mbrohet, madje edhe e vetme
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehet se Evropa po “jeton” në një kohë shumë të rrezikshme, por përjashton mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore. Në një intervistë, ajo theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se, ndonëse NATO mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes, Europa duhet të bëhet më e pavarur në këtë fushë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" “Incidentet, në veçanti ai që ndodhi në Poloni, janë jashtëzakonisht domethënës. Nëse është e vërtetë se NATO duhet të mbetet shtylla kurrizore e mbrojtjes sonë kolektive, është gjithashtu e vërtetë se kemi nevojë për një shtyllë europiane shumë më të fortë. Europa duhet të jetë më e vetë-mjaftueshme dhe e pavarur për sa i përket sigurisë.”, deklaroi...