Sillnin vajza nga Uganda për prostitucion, pranga tutorit dhe bashkëpunëtores në Fier

Sillnin vajza nga Uganda për prostitucion, pranga tutorit dhe bashkëpunëtores në Fier

Është finalizuar një operacion për goditjen e trafikimit të personave dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Fier. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë, janë arrestuar pesë persona, përfshirë organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., si dhe dy shtetase nga Uganda që punonin si prostituta. Ata akuzohen për gjashtë vepra penale, që nga shfrytëzimi për prostitucion e deri te armëmbajtja pa leje. “Në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë, u arrestuan pesë persona, dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin...