Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shuhet ëndrra amerikane? Tarifat e Trump shkaktojnë kaos në aeroporte
Një atmosferë kaosi dhe ankthi është krijuar në disa nga aeroportet më të mëdha të botës, pasi mijëra të huaj që punojnë në SHBA me viza H-1B, u përballën me një vendim të befasishëm nga administrata Trump. Në një urdhër të lëshuar të premten, 19 shtator, presidenti Donald Trump shpalli tarifa të reja për kompanitë që aplikojnë për punonjës me vizë H-1B, si pjesë e asaj që ai e quan “reformim i nevojshëm i tregut të punës”. Teksa lajmi për tarifat shpërndahej me shpejtësi në media dhe rrjete sociale, kompani gjigante si Microsoft, Amazon, Google dhe Goldman Sachs, u dërguan njoftime urgjente punonjësve jashtë vendit, duke u kërkuar të kthehen menjëherë në SHBA. Një fluturim i linjës Emirates nga San Francisko drejt Dubait u vonua...