Mbrojtja europiane nën presion/ Analiza ushtarake: Rusia mund ta trondisë Europën për 100 orë

Mbrojtja europiane nën presion/ Analiza ushtarake: Rusia mund ta trondisë Europën për 100 orë

Gjenerali britanik Sir Richard Shirreff, ish-Zëvendës Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë ka bërë një paralajmërim të fortë. Në një intervistë për Daily Mail, Shirreff skicoi një skenar dramatik dhe shqetësues. Sipas tij, në më pak se pesë ditë Rusia mund të shkatërrojë mbrojtjen evropiane dhe të zhysë kontinentin në kaos. Sipas simulimeve të përshkruara nga Shirreff, një ofensivë e befasishme ruse do të ishte e mjaftueshme për të kapërcyer mbrojtjen aktuale të NATO-s në Evropën Lindore brenda 100 orëve. Ky nuk është thjesht një skenar teorik, por një paralajmërim mbi dobësitë strukturore dhe logjistike të forcave evropiane. “Nëse Moska do të niste një sulm të menjëhershëm, NATO nuk do të kishte kohë për të lëvizur trupa apo për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” paralajmëron...