Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
BBC: Çfarë do të thotë njohja e Palestinës dhe pse SHBA është kundër?!
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe disa vende të tjera pritet të njohin shtetin e Palestinës Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe disa vende të tjera perëndimore pritet që në ditët në vijim të njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës, një hap që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Izraeli dhe kundërshtim të hapur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur këtë vendim si një “shpërblim për terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA ka deklaruar se njohja e Palestinës do të përforconte pozitat e Hamasit dhe do ta vështirësonte arritjen e një armëpushimi në Gaza. Çfarë nënkupton njohja e Palestinës si shtet? Palestina është një shtet që ekziston në mënyrë të pjesshme – me përfaqësi diplomatike në shumë vende dhe pjesëmarrje në...