Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërndante kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari
Një 35-vjeçar u arrestua në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Policia thote se në banesën e tij u sekuestrua një pistoletë, rreth 135 gramë kokainë, e dyshuar për shitje në doza, si dhe municion luftarak. Sipas njoftimit të Policisë, 35-vjeçari, me iniciale M.P., kishte fshehur armën pranë depozitës së ujit në banesë. Hetimet tregojnë se ai siguronte kokainë dhe e ndante për tregtim në doza të vogla. Gjithashtu, gjatë një konflikti për motive të dobëta, M.P. ka goditur me qytën e pistoletës një person tjetër, shtetasin S.I., duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Kombinimi”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, vihet në...