Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Për çfarë duhet të përgatitet Europa? Von der Leyen zbulon planet e mbrojtjes
Artikull i La Repubblica Aleanca e gazetave europiane LENA (Repubblica, Le Soir, Le Figaro, El País, Welt, Tages Anzeiger, Tribune de Genève dhe Gazeta Wyborcza), në 10-vjetorin e krijimit, i drejtoi një seri pyetjesh presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbi sfidat e mbrojtjes, sigurisë, energjisë, ekonomisë dhe krizës në Lindjen e Mesme. Po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore? “Jo, por jetojmë në kohë shumë të rrezikshme. Do të bëj gjithçka që kam në dorë për të ruajtur paqen dhe lirinë në Europë. Për këtë arsye po forcojmë me vendosmëri kapacitetet tona mbrojtëse. Në një botë gjithnjë e më armiqësore, duhet të bëjmë maksimumin për të mbrojtur demokracinë, prosperitetin dhe paqen”, është përgjigjur Von der Leyen. A do të bëhet BE-ja një “Union...