Kaos në aeroportet evropiane pas një sulmi kibernetik, gjysma e fluturimeve anulohen

Kaos në aeroportet evropiane pas një sulmi kibernetik, gjysma e fluturimeve anulohen

Pasagjerët në disa nga aeroportet më të mëdha të Europës vijojnë të përballen me vështirësi serioze këtë të diel, pas një sulmi kibernetik që preku sistemin e regjistrimit të fluturimeve të shtunën, duke shkaktuar paralizë të operacioneve në disa terminale. Aeroporti i Brukselit ka njoftuar se gjysma e fluturimeve të planifikuara për t’u nisur sot do të anulohen, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemit të regjistrimit elektronik. “U kemi kërkuar linjave ajrore të anulojnë 50% të fluturimeve të së dielës, më 21 shtator, për të shmangur radhët e gjata dhe anulimet e vonshme,” deklaroi një zëdhënës i aeroportit. Eurocontrol, agjencia evropiane e menaxhimit të trafikut ajror, u ka kërkuar gjithashtu linjave ajrore të reduktojnë gjysmën e orarit të fluturimeve për në dhe nga...