Aksident në Pogradec, “Benzi” me shpejtësi të lartë përplaset me pemët

Aksident në Pogradec, “Benzi” me shpejtësi të lartë përplaset me pemët

Një aksident u shënua mbrëmjen e djeshme në hyre të qytetit të Pogradecit. Një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë  është përplasur me një pemë në anë të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime. Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta. Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.