Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, Vllaznia e Flamurtari misioni jashtë shtëpie

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, Vllaznia e Flamurtari misioni jashtë shtëpie

Edi Martini (trajner i Vllaznisë) rikthehet të luajë ndaj ish skuadrës (Teutës) me të cilën fitoi të gjithë trofetë, Vora-Flamurtari prova e parë në fushë asnjënase. Dinamo- Bylis dhe Vora- Flamurtari janë dy takimet e orës 16:00 ndërsa ndeshja Teuta- Vllaznia në program në orën 19:00, mbyll këtë tur të katërt Abissnet Superiore. Te sfida e parë vlen të evidentohet fakti që Dinamo rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi” në atë që konsiderohet strehë për Tiranën dhe blutë e Ilir Dajës. Ndërkohë dy humbjet e fundit e kanë zbehur disi atmosferën te 18 herë kampionët e vendit të cilët pasi mundën Vllazninë 3-1 javën e dytë, pësuan 2 humbje radhazi me AF Elbasanin dhe Teutën. Me durrsakët luajtën për llogari të javës së parë, Sot...