Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Transfertat e parave vetëm me 3 euro drejt 41 vendeve të SEPA, kursim 20 mln euro dhe nxitje investimeve të huaja
Duke filluar nga data 7 tetor 2025, qytetarët dhe bizneset shqiptare do të përfitojnë ndjeshëm nga ulja e komisioneve për pagesat ndërkombëtare, si rezultat i përfshirjes së 11 bankave tregtare në skemën e pagesave në Zonën Unike të Pagesave në euro (SEPA), bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Ledia Bregu, drejtore e departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, u shpreh se kjo reformë është një hap i madh drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe e afron Shqipërinë me standardet evropiane të shërbimeve financiare. “Nga 7 tetori, transaksionet në zonën SEPA, ku përfshihen 27 vendet e BE-së, 3 të Zonës Ekonomike Evropiane dhe 11 vende të tjera, do të kushtojnë më lirë se pagesat brenda vendit”, u tha Bregu...