Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

Policia holandeze përplaset me protestuesit anti-imigracion në Hagë, përdoret gaz lotsjellës dhe topa uji. 30 në pranga

Policia holandeze përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit e dhunshëm anti-immigracion në Hagë të shtunën. Rreth 30 persona u arrestuan dhe dy efektivë policie u lënduan gjatë përplasjeve, ku protestuesit hodhën gurë dhe shishe. Rreth 1,500 persona bllokuan një autostradë që kalon në qytet, ndërsa një makinë policie u dogj, sipas agjencisë së lajmeve holandeze ANP, që citoi burime policore. Kryeministri Dick Schoof dënoi “imazhet e tronditshme dhe të çuditshme të dhunës pa turp”, duke e quajtur atë “krejtësisht të papranueshme”. Kreu i partisë së djathtë, Geert Uilders, i cili fitoi zgjedhjet e mëparshme në Holandë dhe është në avantazh në sondazhet para votimit më 29 tetor, u ftua të fliste në protestë, por nuk mori pjesë. Ai gjithashtu dënoi dhunën...