Trump tarifë 100,000 $ për punëtorët e huaj të kualifikuar, India paralajmëron: Do ketë pasoja humanitare

Trump tarifë 100,000 $ për punëtorët e huaj të kualifikuar, India paralajmëron: Do ketë pasoja humanitare

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten, 19 shtator, një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një tarife aplikimi prej 100,000 dollarësh për vizat H-1B – një vizë që i lejon punëtorët e huaj të kualifikuar të punojnë në SHBA- në si përpjekje për të frenuar atë që administrata e tij e konsideron si përdorim të tepruar të këtij programi. Tarifa e re e cila është mbi 60 herë më e lartë se shuma aktuale pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator. Por kjo tarifë ka shqetësuar qeverinë indiane e cila ka deklaruar se tarifa prej 100,000 dollarë do të ketë “pasoja humanitare”. Punëtorët nga India marrin shumicën dërrmuese të vizave të kualifikuara në këtë program, rreth 70% të totalit të lëshuar. Disa kompani amerikane të...