Trump paralajmëron Venezuelën: Merrni mbrapsht të burgosurit që keni dërguar në SHBA, ose do paguani një çmim të paparashikueshëm

Trump paralajmëron Venezuelën: Merrni mbrapsht të burgosurit që keni dërguar në SHBA, ose do paguani një çmim të paparashikueshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Venezuelës, duke e akuzuar qeverinë se ka dërguar në mënyrë të qëllimshme të burgosur dhe persona nga institucione psikiatrike drejt kufirit amerikan. trumpNë një deklaratë të publikuar të shtunën, Trump tha se Venezuela duhet të marrë menjëherë mbrapsht të gjithë ata që i ka “detyruar” të hyjnë në SHBA, në të kundërt – sipas tij – “do të paguajë një çmim të pallogaritshëm”. “Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që ‘udhëheqja’ venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi Trump. Pa dhënë prova konkrete apo emra,...